Vrasja në Korçë/ RENEA kontrollon varrezat e qytetit, dyshohet se autori mund të jetë fshehur në zonë (VIDEO)

Forcat RENEA kanë nisur kontrollet në varrezat e qytetit të Korçës, në kuadër të operacionit për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko.

Dyshohet se Kristjan Sterjo, i shpallur në kërkim për vrasjen, mund të jetë fshehur në këtë zonë pas largimit nga vendi i ngjarjes.

Efektivët e RENEA-s po kontrollojnë hapësirat brenda dhe përreth varrezave, ndërsa kërkimet vijojnë intensivisht për lokalizimin e autorit të dyshuar. Policia ka ngritur gjithashtu postblloqe në disa zona të Korçës dhe po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë për të ndjekur gjurmët e tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×