Vrau shokun e fëmijërisë pasi e ndoqi me automatik, zbulohet emri i autorit në kërkim

Zbulohet emri i autorit të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko, ngjarje e rëndë e ndodhur sot në lagjen nr. 14 në Korçë.

Sipas gazetares Lorena Kodra, bëhet fjalë për Kristjan Sterjon, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje me armë zjarri viktimën.

Sterjo është shpallur në kërkim nga Policia, ndërsa vijojnë kontrollet dhe postblloqet në disa zona për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motivit të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po administron edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi krimi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×