Aksident ‘zinxhir’ në Sarandë, përplasen disa automjete. Nuk raportohet për të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Ismail Qemali”.

Sipas burimeve paraprake, në aksident janë përfshirë dhe dëmtuar 5-6 automjete, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në përplasjen e automjeteve.

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë apo të vijojnë veprimet strukturat përkatëse për zbardhjen e plotë të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×