
Joule Sullivan, 44-vjeçari australian, ish-ushtarak dhe profesionist me një karrierë ndërkombëtare në fushën e sigurisë, prej vitesh jeton dhe zhvillon aktivitetin e tij si sipërmarrës në Dubai.
Joule zgjodhi Shqipërinë për pushimet e tij këtë vit, pa e ditur se një aksident me motocikletë do t’i ndryshonte krejtësisht planet, duke i shkaktuar një frakturë serioze të tibisë së majtë.
Pas vlerësimit fillestar në Vlorë, Joule i besoi ekipit të Spitalit Amerikan 3 trajtimin e mëtejshëm ortopedik.
Pas ekzaminimeve dhe vlerësimit specialistik, ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale me reduktim të mbyllur dhe fiksim të brendshëm. Ndërhyrja, e realizuar nga Dr. Ledian Fezollari dhe ekipi i Ortopedisë, përfundoi me sukses.
Menjëherë pas saj, Joule nisi fazën e rikuperimit, i asistuar gjithashtu nga ekipi ynë i fizioterapisë.
Joule ndan vetë eksperiencën e tij me ekipin dhe shërbimin e Spitalit Amerikan 3.
View this post on Instagram
and then