E pabesueshme, klubi pretendent për Superligën është pranë shkrirjes që në startin e kampionatit

Starti i sezonit futbollistik në Kosovë mund të dhurojë një ngjarje shumë të veçantë, pasi pak ditë pasi janë luajtur ndeshjet e para të edicionit, një prej klubeve më të njohura në vend, Trepça, është pranë shkrirjes.

Klubi i cili është pjesë e kategorisë së dytë në Kosovë, ka investuar gjatë verës duke afruar emra të njohur në futbollin kosovar por edhe në Superiore, për të tentuar kthimin në Superligë. Java e parë e kampionatit e pa atë të fitonte 3-1 ndaj Mitrovicës.

Por sipas “Zëri i Sportit”, drejtuesit e klubit u kanë bërë të ditur lojtarëve se janë të lirë të largohen dhe mund të kërkojnë sistemim të ri, pasi ekipi është drejt shpërbërjes së plotë. Kësisoj, gjithçka mund të nisë nga e para për klubin e Mitrovicës, që shumëkush priste të bëhej pretendent për objektiva të rëndësishëm në këtë sezon.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×