Rrëfimi i pushuesit pas vrasjes së 20-vjeçarit te hotel Principote: U zgjuam dhe pamë policinë, jemi trembur shumë!

Një pushues ka rrëfyer momentet e tmerrit të përjetuara nga vrasja e 20-vjeçarit Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, në ambientet e hotelit Principote.

Ai u shpreh se ishin shumë të trembur dhe donin të largoheshin nga vendi që kishin zgjedhur për pushime.

“Ne kur u ngritëm sot në mëngjes, nuk e prisnim, se ishim me pushime, donim të ndërronim edhe vendin. Jemi trembur shumë, se është një ngjarje shumë e rëndë.
Ne kemi ardhur me pushime për të ndenjur qetësi. Çdo darkë këtu ka muzikë dhe dëgjohej edhe muzika kur je te hoteli. Ne u çuam në orën 7 për të bërë mëngjesin dhe vetëm kur pamë policinë që kishte rrethuar vendin, ishte një ngjarje shumë e rëndë”, tha pushuesi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×