
Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durrësit.
25-vjeçari shqiptar dhe bashkëshortja e tij italiane 26 vjeçe ishin martuar vetëm pak ditë më parë dhe ndodheshin në Shqipëri për pushime.
Çifti ndodhej në automjetin tip BMW kur dyshohet se Vrioni humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një strukturë betoni. Përplasja rezultoi fatale për të dy, ndërsa jetën humbi edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.
Në aksident mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
and then