Zjarr i madh në Vranisht, flakët përhapen drejt Malit të Çikës

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.

Forcat zjarrfikëse të Himarës, të mbështetura nga shërbimet zjarrfikëse të Selenicës, kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ndërhyrja po vështirësohet nga terreni i thyer, temperaturat e larta dhe veçanërisht era e fortë, e cila favorizon përhapjen e zjarrit në zonë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë flakët dhe shtëllungat e dendura të tymit që janë përhapur edhe në zonën e Malit të Çikës, masivi malor që ngrihet mbi fshatin Vranisht.

Një re e dendur tymi ka mbuluar një pjesë të Vranishtit dhe territorit të Himarës, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën.

Për momentin, situata mbetet dinamike dhe në varësi të forcës së erës ekziston rreziku i përhapjes së mëtejshme të flakëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×