
DRAGOT – Dhjetëra hektarë me pyje, ullishte, pemëtari dhe kultura bujqësore janë përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Ekipi i MZSH Tepelenë, Gjirokastër, Libohovë, Forcat e Armatosua, ndodhen në terren, në gatishmëri të plotë dhe në një betejë të pandërprerë me flakët, për të kufizuar vatrat dhe mbrojtur banesat, pronën e qytetarëve dhe sipërfaqet e tjera të gjelbra.
Situata mbetet serioze dhe kërkon kujdes maksimal. U bëjmë thirrje banorëve të zonës të tregohen të kujdesshëm, të mos afrohen pranë vatrave të zjarrit dhe të zbatojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.
Mirënjohje efektivëve dhe të gjithë banorëve që po luftojnë me flakët në këto momente të vështira.
and then