
Një autoveturë tip “Benz”, që udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, e drejtuar nga një qytetar nga Korça, ka kryer një parakalim të gabuar, duke u përplasur kokë më kokë me një “Land Rover”, i cili lëvizte nga veriu në drejtim të jugut.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve.
Njëri prej tyre dyshohet se ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës, ndërsa personi tjetër është plagosur rëndë dhe po dërgohet gjithashtu tek Trauma.
and then