Shtohet konkurrenca për Ismajlin, Torino afron ish-futbollistin e Milanit për një vend në formacion

Injacio Abate ka marrë drejtimin e Torinos në këtë edicion dhe duket se do të ndryshojë edhe strukturën e skuadrës. Kjo ka bërë që të ndodhin disa lëvizje në merkato dhe reparti i mbrojtjes, ku bën pjesë edhe Ardian Ismajli, tani do të ketë më shumë konkurrencë.

Ekipit sot i është bashkuar zyrtarisht edhe Rikardo Rodriguez, mbrojtësi i njohur zviceran, i cili ka qenë pjesë e Torinos edhe në të kaluarën, ndërsa kulmin e karrierës e kishte si pjesë e Milanit.

Ai pritet të jetë mbrojtësi me këmbën e majtë në prapavijën me tre që aplikon Abate, që do të thotë se për Ismajlin shtohet konkurrenca për në vend në rreshtim, meqë gjatë verës ekipit i janë bashkuar edhe Komuzo e Ccomert të kërkuar nga tekniku.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×