VIDEO/ Kryevepër e mesfushorit kuqezi, Asllani shpërthen në debutimin e tij

E nisi nga stoli, por e mbylli si protagonist! Kristjan Asllani ka debutuar në mënyrën më spektakolare të mundshme me Al Jazirën në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mesfushori kuqezi zbriti në fushë në minutën e 64-t në sfidën ndaj Shabab Al-Ahli, në një takim që skuadra e tij e dominoi dhe e mbylli me një fitore 3-1.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fundit, erdhi momenti i shqiptarit. Në minutën e 90+1, Asllani lëshoi një goditje të bukur që përfundoi në rrjetë, duke vulosur triumfin e Al Jazirës.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×