
Luis Enrique do të vazhdojë të jetë në stolin e Paris Saint-Germain. Klubi francez ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me trajnerin spanjoll, i cili tashmë ka nënshkruar kontratë të re që e mban në krye të skuadrës deri në vitin 2030.
Ky vendim vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme për PSG-në, me Enrique-n që ka arritur ta shndërrojë skuadrën pariziene në një forcë dominuese si në Francë, ashtu edhe në Evropë. Që prej emërimit të tij në vitin 2023, trajneri spanjoll ka fituar trofe të rëndësishëm dhe ka ndërtuar një skuadër me një identitet të qartë.
Suksesi më i madh erdhi në Evropë, ku PSG arriti të ngrejë për herë të parë në histori trofeun e Champions nën drejtimin e Enrique-s.
Drejtuesit e klubit janë të bindur se spanjolli është njeriu i duhur për të vazhduar projektin ambicioz.
and then