“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres së njohur spanjolle. “Viktima” i kupton dhe…

Një natë e zakonshme në shtëpi u kthye në një moment paniku për influenceren e njohur spanjolle Rocío Osorno, pasi dy persona të maskuar depërtuan në banesën e saj ndërsa ajo dhe familjarët ndodheshin brenda.

Në momentin e incidentit, Osorno ishte në katin e sipërm të banesës duke xhiruar materiale për rrjetet sociale. Ajo nuk kishte kuptuar se në katin tjetër po lëviznin grabitësit, të cilët kishin hyrë në shtëpi përmes një dritareje.

Gjithçka u zbulua kur influencerja vuri re se një dritare, e cila sipas saj zakonisht mbahej e mbyllur, ishte e hapur. Dyshimi se dikush mund të kishte hyrë në banesë e bëri të reagojë menjëherë. Ajo nisi të paralajmërojë familjarët dhe t’u kërkojë të largoheshin drejt një zone të sigurt.

Në regjistrimet e kamerave të sigurisë dëgjohen edhe grabitësit duke komunikuar me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe:

“Ej… na këtë merre këtë.”

– “Ku ta çoj?”

– “Hajde të ikim o burrë!”

– “Jena keq këtu…”

– “Hajde të ikim o burrë se na q**e nanën!”

Vetë Osorno ka rrëfyer më pas se gjithçka ndodhi në pak çaste dhe se prania e familjarëve në banesë e bëri situatën edhe më alarmante.

“Ishim të gjithë në shtëpi. Isha lart duke regjistruar dhe, falë Zotit, pashë dritaren e hapur. Në atë moment kuptova se ishte dikush aty dhe ika me vrap”, ka treguar ajo.

Në ato momente, në banesë kishte mbërritur edhe ish-bashkëshorti i saj, deputeti i VOX-it, Jacobo Robatto. Sipas influencers, prania e tij ndihmoi në menaxhimin e situatës dhe në njoftimin e menjëhershëm të autoriteteve.

“Fatmirësisht, Coco kishte ardhur rreth një orë më parë dhe telefonuam menjëherë 112-tën”, është shprehur Osorno.

Pas telefonatës, në adresë mbërritën brenda pak minutash patrullat e Gardës Civile. Megjithatë, autorët kishin arritur të largoheshin nga banesa përpara mbërritjes së forcave të rendit.

Për të dokumentuar atë që kishte ndodhur, Osorno publikoi në rrjetet sociale pamjet e kamerës së sigurisë të vendosur në dhomën e garderobës. Në video shihen dy persona me kapuçë dhe elektrik dore të vendosur në kokë, teksa kontrollojnë me shpejtësi ambientin.

Grabitësit hapin sirtarët dhe kërkojnë nëpër raftet e garderobës, duke u përqendruar kryesisht te vendet ku mund të ndodheshin bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Influencerja ka deklaruar gjithashtu se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar, pasi sipas saj në të njëjtën zonë janë raportuar edhe grabitje të tjera të ngjashme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×