
Një situatë alarmante raportohet mbrëmjen e sotme në zonën e Krastës në Krujë, ku një vatër zjarri po përhapet me shpejtësi dhe po rrezikon zonat e banuara. Sipas raportimeve të banorëve të zonës për , flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të kodrës, ndërsa rreth 20 banesa ndodhen në rrezik për shkak të avancimit të zjarrit.
Banorët shprehen të shqetësuar për përmasat e flakëve dhe thonë se në vendngjarje ndodhet vetëm një automjet zjarrfikës. Sipas tyre, përballimi i një zjarri të përmasave të tilla me vetëm një mjet është i pamundur.
Për këtë arsye, banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme me mjete të tjera zjarrfikëse, si dhe mbështetje nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve drejt banesave. Zona e Krastës është përballur edhe më herët me vatra të fuqishme zjarri, të cilat kanë rrezikuar banesa dhe zona pyjore.
and then