
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një automjet është përmbysur në rrugë. Ngjarja është raportuar rreth orës 05:00, ndërsa menjëherë pas njoftimit, shërbimet janë nisur drejt vendit të aksidentit.
Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet kanë konstatuar tre persona të aksidentuar, të cilët janë transportuar me ambulanca drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa nuk ka informacion të plotë për gjendjen shëndetësore të të dëmtuarve. Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.
and then