Aksident në aksin Fier-Ballsh/ Dy mjete përplasen te “Kthesa e Krapsit”, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e njohur si “Kthesa e Krapsit”, ku përplasja mes dy automjeteve ka lënë të lënduar tre persona.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së fortë mes një automjeti tip “Benz” dhe një mjeti tip “Volkswagen”. Si pasojë e goditjes, të tre të dëmtuarit janë transportuar me shpejtësi drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë, ndërsa grupi i ekspertëve të qarkullimit rrugor po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e plota dhe rrethanat e këtij aksidenti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×