
Dalin pamjet nga sherri i ndodhur në Sarandë, mes të rinjve. Siç shihet nga video e siguruar nga News24, të rinjtë përplasen mes tyre me grushte e karrige, ndërsa kanë goditur edhe më thikë.
Të plagosurit u identifikuan si vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, dhe Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe 19-vjeçari Andi Saliaj.
24-vjeçari Elidon Shukulli u transportua mëngjesin e sotëm drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
and then