
Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, dy të akuzuarit për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në gjykatë, të shoqëruar nga forcat e Policisë. Seanca e radhës është planifikuar të zhvillohet në orën 09:00, ku dy të akuzuarit do të dalin sërish përpara gjykatës, ndërsa çështja tashmë ka kaluar për gjykim.
Pas dy vitesh hetime, Prokuroria e Korçës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim pesë persona. Sipas akuzës, Denis Meçe dhe Leonidha Guçe akuzohen për “vrasje me dashje, të kryer në bashkëpunim”, ndërsa tre personat e tjerë, Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku, akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që kanë penguar zbardhjen e së vërtetës.
Dy të akuzuarit për vrasjen e Progës ndodhen nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerët janë nën masën “detyrim paraqitjeje”. Fillimisht, Leonidha Guçe ishte hetuar për moskallëzim krimi, por gjatë hetimeve Prokuroria arriti në përfundimin se ai kishte marrë pjesë në dhunimin e Egli Progës, bashkë me Denis Meçen, duke ndryshuar edhe akuzën ndaj tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të vitit 2024 në Pogradec, ku Egli Proga humbi jetën pas dhunës së ushtruar ndaj tij. Çështja shkaktoi reagime të forta publike dhe familjarët e viktimës kanë kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Tashmë, pas përfundimit të hetimeve dhe dërgimit të dosjes në gjykatë, procesi gjyqësor për pesë të akuzuarit vijon në Gjykatën e Korçës.
and then