“RENEA, BKH dhe Forcat Speciale s’gjetën asgjë”/ Aksioni i SPAK për ish-kreun e SHISH, Artan Hoxha ngre dyshimet: Kush është Gysi i dytë që i paralajmëroi?

Në intervistën me Nisida Tufën në “Kjo Javë” në News24, Artan Hoxha ngriti një tjetër pikëpyetje lidhur me operacionet e zhvilluara në Durrës dhe zonat përreth.

Ai pyeti se si persona të kërkuar mund të kenë shpëtuar nga kontrollet, duke ngritur dyshimin e tij për një dekonspirim.

“Ajo që s’dua të harroj është: ore, kush është ky Gysi i dytë? Se Gysi i parë ishte në burg, është ai që arriti të njoftonte për daljen e masave të sigurisë. Se çfarë ka ndodhur, nëse shefja e shërbimit ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, pra në detin e Kaspikut, kush i njoftoi personazhet që kërkoheshin në qarkun e Durrësit? Operacionet ne pamë vetëm pamje, po dhe në deklaratën e SPAK-ut nuk dolën aty emra konkretë. Por ne pamë shumë mirë se kush u kontrollua. Ishin banesat dhe bizneset e treshes. Atëherë, si është e mundur që RENEA, BKH-ja, Forca e Posaçme Operacionale shkojnë në Xhavzotaj, shkojnë në Sukth, shkojnë në Hamallaj, shkojnë në Rashbull dhe nuk gjejnë asgjë? Atëherë kemi të bëjmë me një dekonspirim. Derisa ata të tjerët u arrestuan, punonjësit… Pra, shefja e shërbimit dhe punonjësit e policisë s’dinë gjë. Ndërkohë këta të tjerët që janë jashtë, këta s’u kapën. Atëherë unë po them: kush është ky Gysi dy që i ka informuar ata në kohë dhe gjithë ai operacion i madh që pamë ne, pra rrethime, forca speciale?”, tha Hoxha.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×