Liga e Kombeve/ Spanja konfirmon forcën, përmbysje spektakolare në “Wembley”, kampionët triumfojnë ndaj Anglisë

Spektakël dhe emocione pa fund në përballjen mes Spanjës dhe Anglisë në Ligën e Kombeve. Kampionët e botës triumfuan 3-2, në një ndeshje me përmbysje dhe ritëm të lartë.

Spanja kaloi në avantazh që në minutën e dytë, me Yamal që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes angleze dhe mposhti portierin Trafford.

Anglia reagoi në fundin e pjesës së parë. Gordon barazoi në minutën e 36-të, ndërsa vetëm katër minuta më vonë Harry Kane përmbysi rezultatin në 2-1.

Në pjesën e dytë, Kane pati mundësinë për të shënuar sërish, por gaboi nga pika e bardhë, duke goditur traversën. Spanja përfitoi dhe riktheu baraspeshën me Alex Baena. Më pas, Oyarzabal realizoi golin e tretë, duke kompletuar përmbysjen.

Anglia kërkoi barazimin në minutat e fundit, por Spanja rezistoi dhe mori fitoren 3-2.

Një nisje spektakolare për kampionët e botës, që marrin tre pikët e para në Ligën e Kombeve dhe e mbyllin mbrëmjen në krye të grupit, së bashku me Kroacinë. Kjo ishte ndeshja e tyre e pare pas triumfit të Kupës së Botës 2026.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×