“Bilanc pozitiv”, Mancini “ringjall” Italinë. Turqia kërkon “kokën” e Montella-s

7 pikë në 4 ndeshje, janë shifra që ngrohin tifozët “azzurr”. Sigurisht, është ende herët për të folur për një rikthim të fuqishëm në skenën evropiane, por Italia e Mancini-t bind. Suksesi i fundit 3-1 përballë Turqisë kishte një specifikë të veçantë pasi Mancini kishte bërë një rotacion të fortë, por pavarësisht këtij detaji ekipi jo vetëm që nuk u zhbalancua, por doli me 3 pikë ndaj një rivali me cilësi.

Në konferencë për shtyp, Mancini lë pas këtë fazë të parë, por kërkon nga ekipi të njëjtin impenjim edhe në ndeshjet e nëntorit: “Mendoj se bilanci i parë është pozitiv, por duhet të vazhdojmë kështu, në të njëjtën rrugë, të shohim nga ndeshjet e nëntorit. Tani na pret Belgjika, një ndeshje që vendos jo pak”, u shpreh Mancini. Shumë ndryshe është diskutimi në radhët e Turqisë.

Ndaj Italisë, ekipi i Montella-s pësoi humbjen e 4-ët në 4 ndeshje në Nations League, një ecuri shumë negative që nuk mund të kalonte në heshtje në Turqi. Mediat në sinkron kërkojnë largimin e Montella-s, por tekniku italian nuk ka ndërmend të jap dorëheqjen:

“Unë kam luftuar vetëm Turqinë, jam shumë i sinqertë në këtë pjesë. Nuk ishte e lehtë ndaj Italisë, një skuadër që ka nisur një kapitull të ri. Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, ku detajet dhe episodet nuk ishin në favorin tonë”, u shpreh Montella.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×