
Ka ndërruar jetë 18-vjeçari, që u përplas nga makina këtë mbrëmje në Bulgarec të Korçës.
Ai fillimisht u plagos nga aksidenti, por se tashmë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Korçë/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. M., rreth 18 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
and then