Nick Woltemade nuk bind Spalletti-n, Juventus nuk pret pafund, gati alternativat

Nick Woltemade ka vetëm pak javë që ka zbarkuar në Torino, por sulmuesi i Juventusit duket se ende nuk ka bindur drejteusit dhe mbi të gjitha Spallettin për ti dhënë “çelësat” e sulmit në dorë. Sulmuesi gjerman, i ardhur në fund të merkatos nga Newcastle në formën e huazimit, deri tani ka pasur shumë pak hapësira. Vetëm 131 minuta në katër ndeshje, shifër që nuk mjafton për të dhënë një verdikt për të ardhmen e tij.

Skema 4-2-3-1 e Luciano Spallettit favorizon një sulmues të vetëm dhe në këtë garë Woltemade ka mbetur pas Randal Kolo Muanit. Megjithatë, paraqitjet e francezit gjithashtu nuk kanë qenë bindëse.

Te Juventusi shpresojnë që Spalletti të ndihmojë Woltemaden të fitojë më shumë besim dhe një rol më të rëndësishëm. Në të kundërt, nëse gjermani nuk bind deri në janar, nuk përjashtohet mundësia e ndërprerjes së huazimit dhe rikthimit të tij te Newcastle. Ndërkohë, drejtuesit bardhezi po monitorojnë tregun për alternativa si Mateo Retegui dhe Folarin Balogun.

Ndryshe është situata e Nico Gonzalez. Argjentinasi, që gjatë verës dukej pranë një largimi, ka bindur Luciano Spallettin dhe drejtuesit e klubit. Goli ndaj Parmës dhe paraqitjet e tij në fillim të sezonit kanë ndryshuar situatën. Juventusi tashmë po përgatitet t’i rinovojë kontratën dhe t’i rrisë pagën.

Kështu, nga një lojtar në merkato, Nico Gonzalez është shndërruar në një nga pjesët e rëndësishme të projektit të Juventusit për të tashmen dhe të ardhmen. Argjentinasi pritet të rikthehet në Continassa të shtunën, ndërsa Spalletti e pret për sfidat e radhës.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×