“Edhe unë kam djalin në protestë, por kapelen s’e heq dot”/ Komandanti i FNSH-së bisedon me protestuesit: Do të merren masa ndaj policëve që kanë hedhur gurë

Komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka zhvilluar një bisedë me protestuesit, duke deklaruar se do të verifikohen pamjet filmike dhe do të merren masa ndaj efektivëve që kanë hedhur gurë gjatë protestës.

Ai tha se edhe djalin e vetë e ka në protestë.

“Nuk është e ligjshme që policia ka hedhur gurë. Do të shikohen filmimet dhe do të merren masa. Jam komandanti i FNSH-së, jap përgjigje vetëm për këto forca. Ju eci mbarë! Edhe unë kam djalin në protestë. Më lini të bëj detyrën! Do të ushqehet familja, do të zbatohet ligji, do të mbrohet shteti”, u shpreh ai gjatë bisedës me protestuesit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×