Hakerat iranianë vazhdojnë publikimet e të dhënave sekrete, nxjerrin certifikatat e sigurisë së punonjësve të SHISH

Publikohen të tjera të dhëna personale të shtetasve shqiptarë. Këtë herë në rrjetën e hackerave iranianë kanë rënë informacione në lidhje me të dhënat e punonjësve të SHISH. Një prej tyre rezulton i dënuar.

Mes këtyre informacioneve janë certifikatat e sigurisë dhe dëshmitë e tyre të penalitetit.

Homeland Justice i kanë publikuar të dhënat në rrjetin Telegram ku jenë nxjerr 214 faqe me dokumente, krahas të cilave shkruajnë: “Bari është gjithmonë më i gjelbër në anën e terroristëve! O ju që kërkoni nga historia dhe historia kriminale e çdo shqiptari! Keni bërë të njëjtën gjë edhe për ata terroristë komunistë?”.

Kjo nuk është hera e parë që të dhëna sensitive dalin në publik pas dy sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×