Ankimi i Alibeajt për ndryshimet statutore të Kuvendit të PD, ja kur do e shqyrtojë Gjykata e Apelit

640 0 Gjk 457

Gjykata e Apelit ka caktuar datën për çështjen e Partisë Demokratike.

Në datën 3 nëntor gjykata e Apelit do të gjykojë ankimin e PD që kërkon që gjykata të regjistrojë të Bashkuara në një vendim ndryshimet statutore të korrikut 2021 dhe të dhjetorit 2021

“Shqyrtimi që lajmërohet për datën 3 nëntor, nuk ka të bëjë me vendimin e marre nga Agron Zhukri për legjitimimin e Kuvendit te thirrur nga kreu i PD-se Berisha, por për ankimin e grupit të Alibeajt që kërkon që gjykata të regjistrojë të bashkuara në një vendim ndryshimet statutore të korrikut 2021 dhe të dhjetorit 2021”.

Njoftimi i plotë: Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës se Apelit Tirane, ju njoftojmë se:

Ne date 3 Nëntor 2022, ora 10:30, do te gjykohet çështja me kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë, lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit  date 18.03.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupi gjykues qe e shqyrton çështjen përbëhet nga gjyqtaret: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.

P.s. kjo çështje lidhet me depozitimin e statutit dhe vendimeve te Kuvendit Kombëtar te datës 17.07.2021.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×