“Të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe integrimit në BE”, Meta zbardh takimin me ambasadorin e Rumanisë

309745858 652590329569539 6850050996758962276 N

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë, Octavian Șerban.

Në një reagim në ‘Facebook’ Meta theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve duhen forcuar edhe më tepër, në interes të objektivave strategjike të përbashkëta.

MESAZHI I METES
🇦🇱🤝🇷🇴 Kënaqësi e veçantë të mirëprisja sot Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë, Octavian Șerban.
Bashkëndamë vlerësimet për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve mike, partnere në NATO dhe organizmat euro-atlantike, marrëdhënie të cilat duhen forcuar edhe më tepër, në interes të objektivave strategjike të përbashkëta.
Partia e Lirisë mbetet e dedikuar me angazhim madhor për realizimin sa më të shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe llogaridhënies.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×