Çalhanoglu nuk ndjen nostalgji për Milanin: Interi shtëpia ime, e vetmja dhimbje humbja me…

Tek Interi ndihet në shtëpi. Hakan Çalhanoglu është gati për ta përballuar me grintën e duhur këtë fund sezoni, i cili do ta shohë në një betejë të ashpër në distancë me ish-skuadrën e tij, Milanin. Gjithsesi, ajo që habit dhe që kuptohet qartë nga fjalët e turkut është besnikëria që ndien për Interin, diçka që nuk do t’u pëlqejë aspak tifozëve kuqezinj.

CALHANOGLU

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe dua të qëndroj sa më gjatë që të jetë e mundur tek Interi.

Kam dhënë gjithçka për këtë skuadër që në fillim, por jam gati që të shtrydh deri në fund çdo pikë energji që më ka mbetur në trup, për të parakaluar Milanin në renditje dhe ta mbyllim të parët këtë kampionat.

A e prisja këtë sezon pozitiv? Personalisht e prisja, pasi ndihesha gati që kur vendosa të bëja këtë ndryshim, – vazhdon Çalhanoglu, i cili duket se nuk ndien aspak nostalgji për Milanin. – Tek Interi më pritën menjëherë si në shtëpi, madje çdo ditë e më shumë që kalon e besoj gjithmonë e më tepër se është Interi skuadra e duhur për mua.

Personalisht e vlerësoj veten një lojtar shumë inteligjent, por sigurisht që e dëgjoj Inzagin dhe bëj gjithçka për të. Pengjet e sezonit? E vetmja që më dhemb është humbja me Milanin, asnjë tjetër”, përfundoi 28-vjeçari.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×