Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, vajza nga Kosova arrestohet në Portin e Durrësit

Porti I Durresit

Një vajzë nga Kosova ka rënë në prangat e policisë në Portin e Durrësit, pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet E. B., 30 vjeçe.

NJOFTIMI I POLICISE
Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, kapet në flagrancë në PKK Port Durrës dhe vihet në pranga 30-vjeçarja.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, në vijim të kontrolleve, duke përdorur pajisje të teknologjisë bashkëkohore, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare, arrestuan shtetasen E. B., 30 vjeçe, banuese në Kosovë, pasi ka tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×