“Kemi një qeveri të bazuar në skandale”, Berisha: Rama ktheu modelin tipik të Enver Hoxhës në PS. PD vendosi një standard të ri për votën

Berisha

TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha mori pjesë sot në konferencat “Gratë kandidate dhe fituese” dhe “Skuadra fituese e një fushate të suksesshme” për drejtues lokalë të qytetit të Tiranes.

Berisha deklaroi se kemi një qeveri të bazuar në skandale duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ktheu modelin tipik të Enver Hoxhës për zgjedhjet në PS.

Ai tha se si asnjëherë në këto 30 vite, dora e qeverisë u shtri mbi opozitën dhe te shqiptarët u krijua përshtypja se Edi Rama është i pamundshëm, nuk mund të mundet dhe opozita si të thuash i bën fresk atij.

“Ne jemi në mandatin e tretë në opozitë, kjo jo për merita të qeverisë, por për dobësinë e opozitës. Ne kemi pasur dhe kemi një qeveri të bazuar në skandale ‘scandal base government’. Ky udhëtim i opozitës në këto vite ka qenë një udhëtim topitës.
Si asnjëherë në këto 30 vite, dora e qeverisë u shtri mbi opozitën dhe te shqiptarët u krijua përshtypja se Edi Rama është i pamundshëm, nuk mund të mundet dhe opozita si të thuash i bën fresk atij. Në këtë kontekst PD ndodhej para alternativës ‘to be or not to be’, të ekzistonte apo të shkrihej. Por unë mendoj se ajo duhet të ekzistonte sepse mbi 620 mijë shqiptarë e votuan në zgjedhjet e fundit. Por ajo që të ekzistonte duhet të ndryshonte në mënyrë rrënjësore. Duhet të paraqitet para shqiptarëve një parti tërësisht e ndryshuar, përndryshe ata nuk kanë asnjë arsye të na besojnë ne. Në një vit me përpjekje të jashtëzakonshme ne ia kemi dalë, kemi shënuar arritje substanciale për t’u paraqitur parti e ndryshuar para shqiptarëve”, tha Berisha.

Ai theksoi më tej se PD ka “vendosur votën dhe vullnetin e anëtarëve tanë si përcaktuese për drejtuesit lokalë dhe qendror të PD-së”.

“Në këto vite ju jeni dëshmitarë që ajo që u shkatërrua në mënyrën më katastrofale është vota. Vota në shoqërinë shqiptare, e dhunuar nga qeveria e cila në çdo fushatë elektorale paraqitej si shtet elektoral. Paraqitej me banda, para droge, krimi, me blerje votash. Por duhet ta pranojmë në mënyrë të padiskutueshme vota u ndrydh dhe pësoi deformime të mëdha edhe në opozitë.
Sot PS nuk voton më për asnjë të zgjedhur të saj. Më së fundi Edi Rama hoqi votën për kryetarët e degëve të PS-së dhe ktheu modelin tipik të Enver Hoxhës, në të cilën ishte sekretari i parë i Komitetit Qendror dhe Byroja Politike që emëronte në rrethe. Këto qëndrime ndaj votës ndikuan në partinë tonë. Besoj se ne së bashku vendosmë një standard të ri këtë vit, duke votuar. Ne kemi votuar këtë vit sa asnjë parti tjetër dhe më shumë se kurrë në historinë tonë. Kemi bërë mirë, ne jemi paraqitur në këtë kontekst një parti e ndryshuar. Ne vendosëm primaret, për zgjedhjen e qeveritarëve vendorë, në standardet më të mira. Ata do zgjidhen nga anëtarët dhe mbështetësit tanë dhe i japim fund kryetarokracisë si një rrugë e sigurt për të shmangur autokracinë në parti dhe në vend në të ardhmen”, deklaroi Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×