I riu shqiptar në pranga pas kapjes me drogën ‘kristal’/ Bashkëpunëtori i tij e udhëzonte nga jashtë burgut, si i ngatërruan dëshmitë para gjykatës franceze

Sfdgsgsdfgd

Dy shtetas shqiptarë janë paraqitur para gjykatës së Saint Gaudens në Francë pas akuzave për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sipas mediave franceze 23-vjeçari shqiptar u kap në gusht të vitit 2021 në një mjet tip ‘Peugeot’ teksa transportonte 5.9 kilogramë amfetaminë ndërsa gjithashtu kishte me vete disa telefona celularë.

Nga ana tjetër shtetas 38-vjeçar u arrestua thuajse një vit më vonë pasi u bë lidhja e tij me një prej telefonave të sekuestruar në arrestimin e parë.

Gjatë kësaj kohe, hetuesit zbuluan se 38-vjeçari ishte tashmë subjekt i detyrimit për t’u larguar nga territori dhe se mbante kontakte të vazhdueshme telefonike me bashkatdhetarin e tij më të vogël, të burgosur, por me një celular që e kishte marrë në mënyrë të jashtëligjshme.

Nga përgjimet u zbulua se 38-vjeçari i jepte këshilla bashkëpunëtorit të tij në burg se çfarë t’u thoshte hetuesve, duke këmbëngulur që ai të mbante një version të caktuar me gjykatën, duke e bërë gjithashtu të kuptonte se do ta detyronte të dërgonte udhëzime nëpërmjet avokatit të tij.

Më i riu nga shqiptarët dëshmoi se të dy njiheshin shumë pak në Shqipëri dhe se u takuan rastësisht në Francë. Ai mohoi çdo lidhje (megjithatë nga përgjimet u zbulua se ai e quan të madhin “xio”, një deformim shqiptar, sipas përkthyesit, i italishtes “zio” që do të thotë “xhaxha”).

Nga ana e tjetër, më i madhi deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me akuzat ndaj bashkatdhetarit të tij. Ai përfundoi duke i thënë audiencës se ata ishin ” miq fëmijërie “.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×