Nëse ekipi i Lazes s’e përdori, AF-ja mund të luajë që tani. Elbasani për dy vite bëhet me… stadium

Elbasani ishte i pari qytet që përfitoi nga investimet në infrastrukturën sportive në vend. Në vitin 2014 mbi “Ruzhdi Bizhutën” u ndërtua stadiumi “Elbasan Arena”. Që nga ajo kohë kanë kaluar plot tetë vite. Gatë gjithë kësaj periudhe impiantin e ka pasur nën menaxhim Federata Shqiptare e Futbollit. Në sajë të një marrëveshjeje me Bashkinë e Elbasanit, e ka marrë në përdorim për 10 vite. Më pas, do t’i kalojë institucionit vendor. Që do të thotë, qyteti për dy vite do të bëhet më në fund me stadium. I vetmi ekip që nuk ka mundur ta përdorë shtëpinë e tij për gati 189 muaj, ishte pikërisht KF Elbasani.

ELBASAN ARENA

U degdis sa në një fushë në tjetrën, pavarësisht se në kontratë është shprehur qartë se klubi i qytetit do të luajë ndeshjet si pritës dhe për më tepër pa pagesë. Mirëpo, duket se kjo “sagë” do të marrë fund njëherë e mirë që këtë sezon, edhe pse për dy vite të tjera do të vijojë të jetë nën menaxhimin e federatës. Ekipet e qytetit, tanimë dy, KF Elbasani dhe AF Elbasani, me shumë mundësi do t’i zhvillojnë ndeshjet në këtë stadium. Kjo, edhe për faktin se ky impiant këtë sezon do të lirohet jo pak, pasi nuk ka ekipe të tjera që kanë paraqitur kërkesë për të luajtur.

KËRKESA

Burime të besueshme të “Panorama Sport” konfirmojnë se ekipi i AF Elbasanit, i cili u krijua vitin e kaluar nga bashkia, ka bërë një kërkesë në FSHF për t’i luajtur ndeshjet në këtë impiant, sepse tanimë do të jenë pjesë e Kategorisë së Dytë dhe do t’u duhet një fushë për të luajtur takimet si pritës. Ende nuk është marrë një konfirmim zyrtar nga ana e institucionit më të lartë të futbollit në vend, por burimet pohojnë se tanimë nuk ka asnjë pengesë për të mos luajtur aty, pasi edhe kontrata e përmban diçka të tillë. Nga ana tjetër, pritet që të njëjtën kërkesë të bëjë edhe skuadra tjetër, KF Elbasani, e cila ka qenë ajo që e ka vuajtur më së shumti mungesën e shtëpisë gjatë këtyre tetë viteve në “arrati”. Me pak fjalë, duket se pas tetë vitesh, më në fund skuadrat e qytetit të Elbasanit do të kenë mundësi të përdorin stadiumin.

DERBI

Këtë sezon, të dyja skuadrat e qytetit të Elbasanit do të militojnë në Kategorinë e Dytë. Teorikisht i bie që për herë të parë të luhet një derbi i vërtetë, por e gjitha do të varet nga ndarja e grupeve në këtë kategori. Elbasani, duke qenë se është një qytet në qendër të Shqipërisë, herë është vendosur në Grupin e Jugut dhe herë atë të Veriut, ndaj ekziston mundësia që edhe këtë kampionat të luajnë në grupe të ndryshme. Nëse në fund do të jenë në të njëjtin grup, në “Elbasan Arena” për herë të parë do të luhej një derbi, kësaj here… elbasanas.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×