“Nuk janë të sinqertë”, analisti Burimi për bisedimet për bashkimin e PD: Duhej të ishte tërhequr ankimimi për vulën. Bardhi po del si gjeli në plehra që…

Genc Burimi

Analisti Genc Burimi, në lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24 mes të tjerash ka folur në lidhje me situatën në PD me bisedimet e nisura për tu bashkuar për zgjedhjet lokale të 2023.

Ai tha se nuk e sheh si të sinqertë tentativën për tu bashkuar me bllokun opozitar të bashkuar, pasi tha se kusht për të parë se qëllimi është vërtetë bashkimi, atëherë do të duhej të ishte tërhequr ankimimi për vulën e Partisë Demokratike.

“Nuk janë të sinqertë grupi i Alibeajt, do i quaj grupi i Yuri Kim. Po të ishte serioze e të kërkonin mposhtjes e qeverisë e fitoren e zgjedhje me kandidat të përbashkët, duhet të tërhiqte deponimin për vulën.

Ankesa është ende në fuqi e pritet të hapet gjyqi.

Po lind një blloku i madh opozitar, LSI ndërroi emrin, Meta thotë bujrum Berisha shko zgjidh kandidatët në primare unë jam ok. Kemi një grup të bashkuar. Grupi i Bardhit për tu përfshirë është për mua një tentativë për përçarë këtë grup opozite të bashkuar.

Bardhi po del si gjeli në plehra që prish punë familjes së tij e në mos dalë si plangprishës del e thotë kandidat i përbashkët. Jemi në kushtet e 6 marsit”, tha ai.

Burimi foli edhe në lidhje me Ligjin e Amnistisë Fiskale, ku tha se është një nismë që nuk gëzon mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Vetë Yuri Kim që nuk është kritike ndaj qeverisë tha se është diçka e habitshme. Që kur u bë formulari kemi thënë që është thjeshtë kamuflim për Amnistinë Fiskale. Para një viti doli raporti i FMN dhe kujton se Shqipëria bën pjesë në listën gri të pastrimit të parave. Amerikanët nuk mund ta mbështesin më pas asaj që doli me financimin rus të PD”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×