Sharl de Ketelere duket gjithmonë e më pranë Milanit, e jo vetëm, sepse italianët janë klubi i dëshiruar nga djaloshi. Në fakt, sinjali tjetër në këtë aspekt është fakti se belgët kanë bllokuar Maksi Gomezin.
Uruguaiani luan te Valencia si sulmues prej tri vitesh dhe ka shënuar 22 gola në 93 prezenca, por deri më tani nuk e ka bindur trajnerin Xhenaro Gatuzo.
Pikërisht ish-tekniku i Milanit shtyn për shitjen e tij dhe Bryzhi duket ta ketë bllokuar pikërisht si pasardhës të De Keteleres duke qenë se 25-vjeçari mund të mbulojë të gjitha rolet e sulmit pavarësisht 186 centimetrave shtatlartësi. Me paratë e Gomezit, Valencia mund të kërkojë ndonjë lojtar tjetër të përshtatshëm për Gatuzon.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…