Prapaskenat pas ftesës për bisedime mes palëve në PD, Gjekmarkaj: Kolegë dhe zëra vrapuan t’i fryjnë zjarrit të ndasisë, flakët djegin të ardhmen e demokratëve

Gjekmarkaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka zbuluar prapaskenat e asaj çka po ndodh brenda selisë blu, pas thirrjeve për bashkëpunim mes palëve për daljen me një kandidat në zgjedhjet lokale.

Në një reagim, Gjekmarkaj pohon se kolegë dhe zëra të pjesës tjetër vrapuan t’i fryjnë zjarrit të ndasisë, flakët e së cilit djegin të ardhmen e demokrateve.

“Në PD-në e kontrolluar nga Sali Berisha, në të hershmen dhe në të renë nuk flitet pa lejë. Dje dhe sot, kolegë dhe zëra nga pjesa tjetër sapo grupi parlamentar i PD-së ofroi një mundësi të sinqertë për të biseduar mbi mënyrën e bashkëpunimit për të mundur Edi Ramën në zgjedhjet lokale vrapuan t’i fryjnë zjarrit të ndasisë flakët e së cilit djegin të ardhmen e demokrateve. Këto duhet të ndalen në interes të qytetarëve. Nëse nuk kanë ndonjë fjalë pozitive, konstruktive, bashkëpunuese për të thënë kjo është koha për të heshtur.”, pohon Gjekmarkaj.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×