
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në emisionin ‘Open’ në News24 foli për bombardimet ruse në Ukrainë. Mediu u shpreh se Ukraina tregoi qartësisht se mund të rezistonte përballë një fuqie siç është Rusia.
I ndalur tek shembja e urës së Krimesë, Mediu tha se ndodhi për shkak të funksionit kyç që luante kjo urë.
Nga ana e tij ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku tha se muaji shtator dhe tetor ka shënuar zhvillime të rëndësishme në fushën e betejës.
Po ashtu theksoi se Ukraina tregoi aftësinë e saj që nga mbrojtja të kalonte në sulm dhe të merrnin territorin e pushtuar nga Rusia.
Pjesë nga biseda në studio:
Mediu: Ukrainasit e treguan qartësisht vendimin e tyre, që janë një popull që dinë të rezistojnë përballë një fuqie të jashtëzakonshme. Ukraina ka treguar një pikëpamje të jashtëzakonshme sa i përket asaj ushtarake. Ka një simbolike ushtarake shembja e urës së Krimesë, është gjithë transporti që kryhet përmes kësaj rruge. Mendoj që gjithë sulmi i Rusisë në dy ditë ka qenë i jashtëzakonshëm, me lëshimin e shumë raketave. Janë sulmuar qendra banimi dhe ky është qëllimi i Putinit të frikësojë masën.
Bardhyl Kollçaku: Në fushën e betejës shtator tetori ka shënuar disa zhvillime të rëndësishme. U tregua edhe aftësia e Ukrainës që nga mbrojtja të kalonte në sulm dhe të merrnin territorin e pushtuar nga Rusia. Tani luftimet vazhdojnë në jug Kherson, provinca e Kherson është me rëndësi strategjike dhe parashikohet që shumë shpejt forcat ukrainase do të dominohet në këtë zonë. E gjithë zona e Kherson shumë shpejt do të jetë në dorë të ukrainasve. Luftimet gjithashtu vazhdojnë edhe në provincën e Luhansk. Ukraina tani po përparon dhe Rusia bëri referendumin fals që këto të bëhen pjesë e Rusisë dhe sipas doktrinës Ruse nëse sulmohet ajo zonë që ai e konsideron pjesë të Rusisë mund të reagojë.
Ardi Bito: Ka një arsye politike përse është sulmuar ajo urë. Në fillim të luftës nuk ishte e qartë se ku donte të shkonte Rusia, ditët e fundit kemi një panoramë të re. Rusia ka një tërheqje përmes aneksimit. Si një arsye e parë kjo dhe tjetra goditja e urës së Krimesë, nënkupton vendosjen e palës ukrainase në një pozitë të re negociuese. Pra Ukraina pas deklaratave verbale dhe në një komunikim thotë se kush është kufiri.
Arena e Lajmit