Denzel Dumfris është një ndër mbrojtësit e djathtë që e ka rritur më shumë vlerën e kartonit të tij gjatë këtij sezoni.
I mbërritur për 12.5 milionë eurot plus bonuset nga PSV Eindhoveni tek Interi, tashmë holandezi vlerësohet me 40 milionë euro, një vlerë që nëse mbërrin nuk do t’i lërë zikaltrit indiferentë, për më tepër në këto momente kur interesi për 25-vjeçarin është gjithmonë në rritje.
Mançester Junajtidi dhe konkretisht trajneri Erik ten Hag, vazhdojnë të jenë një nga admiruesit më të mëdhenj të Dumfrisit dhe dëshira e holandezit për bashkëkombësin e tij është shtuar, por tani në horizont ka dalë edhe Çelsi, që fillimisht e tentoi mbrojtësin për ta përfshirë në tratativën për Lukakun, ndërsa tani ka nisur një ofensivë më vete për të blinduar korsinë e djathtë të Tuhelit, ndërsa ngelet për të parë sa do të rezistojë Interi.
Arena e Lajmit

Loading…