Ashtu si me shaka në dukje, mesfushori i Realit të Madridit, Kasemiro, ka ftuar shokun e tij në kombëtaren e Brazilit, Nejmar, që t’u bashkohet kampionëve të Europës.
E ardhmja e Nejmarit në Paris është vënë në dyshim në javët fundit, teksa braziliani është përballur me kritika të ashpra nga presidenti Al Kelaifi.
Vetë Nejmar e ka bërë të qartë qëndrimin e tij, duke nënvizuar se do të qëndrojë në Paris për të përmbushur kontratën e tij me klubin deri në vitin 2027.
Nga ana tjetër, te PSG-ja duan t’i japin duart brazilianit. Për sulmuesin e Parisit ka shfaqur interes Çelsi në Premier, por ka mjaftuar një batutë e Kasemiros për të ndryshuar linjën e diskutimeve.
Duke folur për “Spor TV Circulo Grande”, Kasemiro ka thënë: “Nejmar është një lojtar i shkëlqyer, që mund të luajë për çdo klub në botë. Nëse Paris SG-ja nuk e do atë, Reali me siguri që e do. Në rregull?” Pas këtij qëndrimi të Kasemiros nuk ka pasur ndonjë reagim nga palët.
Arena e Lajmit

Loading…