VIDEO/ Festimi epik mbi makinë i Kamavinga, del nga “Santiago Bernabeu” si hero mes tifozëve

Triumfi me përmbysje përballë Mançester Sitit është përjetuar me shumë emocione te Real Madrid dhe aq më shumë nga lojtarët e rinj të skuadrës së drejtuar nga Karlo Ançeloti të cilët nuk kanë qenë më parë protagonistë të arritjeve të tilla në elitën e futbollit europian.

bandicam 2022-05-05 17-46-14-554

Ndaj festimi i 19-vjeçarit Eduardo Kamavinga ka qenë mëse i ligjshëm në fund të një ndeshje ku ai ishte një nga protagonistët e përmbysjes së madhe pasi i dha freski ekipit me hyrjen e tij në fushën e lojës.

Futbollisti është filmuar teksa largohej pas ndeshjes me makinë nga “Santiago Bernabeu” si një hero. Nëse lojtarët e tjerë të Realit kanë kaluar mes turmës së tifozëve thjesht duke i përshëndetur nga brenda automjetit, Kamavinga doli në dritaren e sipërme duke iu gëzuar plotësisht turmës që e përshëndeti me brohoritje mesfushorin e talentuar francez.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×