Çfarë di ish-ministri?!/ “Në gjendje të rënduar shëndetësore, e padrejtë të mbahet në paraburgim!”, kërcënon avokati i Lefter Kokës: Do të dëgjoni fakte dhe të vërteta që…

Avokati I Lefter Kokes

Avokati i Lefter Kokës, në një deklaratë për mediat tha se është e padrejtë që ish-ministri i Mjedisit të mbahet në paraburgim pasi është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Më tej avokati paralajmëroi duke ‘kërcënuar’ se në dritë do të dalin fakte dhe të vërteta që nuk janë dëgjuar.

“Sot ishte kërkesa e dytë që ka bërë Koka për zëvendësim e masës së sigurimit. Ai është në kushte të rënduara shëndetësore. Gjykata vendosi ta rrëzojë. Gjendja e Kokës nuk mund të vazhdojë ë mbahet në paraburgim, por gjykata vendosi ta rrëzojë dhe mesa duket vendosur të marrë rolin e mjekëve. Seanca e ardhshme është në datë 7 nëntor. Ne si ekip ligjor do të kërkojmë që çështja të shkojë në gjyq në  themel,  nuk mund të vazhdojë të jetë i vetmi person në burg. Sot duhet të ishte i lirë. Procesi që do të zhvillohet tani do të jetë i hapur. Do të dëgjoni më shumë përveç akuzave politike. Është vërtet i sëmurë por është ende gjatë. Do të dëgjoni fakte dhe të vërteta që nuk i keni dëgjuar deri tani”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×