“Koha të kemi një jetë universitare cilësore dhe të pavarur”, Meta uron studentët: Të ngrenë zërin e tyre së bashku me pedagogët, po i japin një leksion mbarë shoqërisë

Meta

TIRANË

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar studentët me rastin e nisjes së vitit të ri akademik. Meta shprehet në mesazhin e tij se sot, është koha të kemi një jetë universitare cilësore dhe të pavarur nga pushteti, e cila u shërben vetëm studentëve dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Ai iu bën thirrje studentëve që të bashkojnë dhe të ngrenë zërin e tyre së bashku me pedagogët, të cilët sot po i japin një leksion mbarë shoqërisë se si rivendoset dinjiteti në punë, se si ushtrohen të drejtat kushtetuese të protestës dhe të grevës, për të kërkuar paga dinjitoze dhe kushte të denja pune.

“Urimet më të përzemërta të gjithë studentëve e në mënyrë të veçantë, atyre që ulen për herë të parë në auditore, në këtë fillim të vitit të ri akademik!

Vitet e universitetit janë më të rëndësishmet për t’u aftësuar me njohuri që do t’jua bëjnë të ardhmen më të sigurt.
Sot, është koha të kemi një jetë universitare cilësore dhe të pavarur nga pushteti, e cila u shërben vetëm studentëve dhe të ardhmes së Shqipërisë.
Unë ju bëj thirrje studentëve që të bashkojnë dhe të ngrenë zërin e tyre së bashku me pedagogët, të cilët sot po i japin një leksion mbarë shoqërisë se si rivendoset dinjiteti në punë, se si ushtrohen të drejtat kushtetuese të protestës dhe të grevës, për të kërkuar paga dinjitoze dhe kushte të denja pune.
Partia e Lirisë mbështet plotësisht pedagogët dhe studentët dhe do të jetë gjithmonë në krah të tyre për paga dinjitoze dhe për kushte sa më të mira”, shprehet Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×