“Buzëqesh” Interi, rivali i nënkampionëve shënjestron sulmuesin që po i hap probleme zikaltërve

Aleksis Sançez vazhdon të mbajë peng të ardhmen e sulmit të Interit, aty ku vërtet reparti është i plotësuar dhe kiliani është i tepërti, por në mungesë të tij Inzagi mund të konsiderojë dhënien e hapësirës një sulmuesi të ri të ekipeve zinxhir.

SANCEZ

Situata e komplikuar me 33-vjeçarin që ka edhe një vit kontratë dhe është lojtari më i paguar i skuadrës me 7 milionë euro në sezon, vjen si pasojë e refuzimit të tij për të zgjidhur kontratën për 5 milionë eurot e ofruara nga Interi.

Në ndihmë të zikaltërve ama mund të vijë Napoli, që po e ideon Sançezin si një alternativë të volitshme për sulmin, për më tepër që do të mbërrijë më parametër zero nëse zgjidh kontratën.

Në fakt, hezitimi i Sançezit për të ndërprerë marrëveshjen me Interin vjen pikërisht nga fakti se kërkon një klub që të luajë në Champions Leegue dhe “Axurrët” ia plotësojnë këtë kusht, edhe pse nuk janë Barcelona, klubi ku sulmuesi ëndërron prej kohësh të kthehet.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×