“Pse SPAK nuk vepron ndaj njeriut të Ramës”, Kryemadhi: Kontrata për Incerenatorin e Elbasanit, e paligjshme. Engjëll Agaçi kishte dijeni, por…

Kryemadhi 1

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka ngritur pyetjen se përse SPAK nuk vepron kundër Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Emngjëll Agaçi në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi tha se Agaçi kishte dijeni që kontrata për këtë Incenerator ishte në kundërshtim me ligjin e futi në rend dite në KM.

Postimi i plotë:

Engjëll Agaçi edhe pse kishte dijeni se Kontrata e Inceneratorit të Elbasanit ishte në kundërshtim me ligjin, vendosi të fusi në rend dite në Këshillin e Ministrave miratimin për financim të kësaj kontrate të pa ligjshme! Kjo, e thënë nga Gjykata e Lartë në vendimin e dhënë. Çfarë i duket kaq komplekse SPAK në këtë shkelje flagrante, që nuk vepron ndaj njeriut të Ramës?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×