“Nuk e duam, ai përfaqëson antitezën e vlerave tona”, tifozët e klubit të njohur dalin kundër Kristiano Ronaldos

Sikur të mos mjaftonin fjalët e presidentit Enrike Cerezo se Atletiko Madrid nuk ishte i interesuar për Kristiano Ronaldon, edhe tifozët e klubit spanjoll kanë bërë të qartë mendimin e tyre kundër yllit portugez. Grupimet e organizuara të tifozëve të Atletikos kanë dalë me një komunikatë zyrtare ku nuk kursehen ndaj Ronaldos, i cili në fakt u kthye në makthin e tyre në vitet te Reali dhe Juventusi.

ronaldo

Tifozët e kanë bërë të qartë se nuk duan që të kenë portugezin në radhët e klubit të zemrës, pasi nuk e shohin si një lojtar të denjë për të veshur atë fanellë.

“Manifestojmë kundërshtinë tonë absolute ndaj një afrimi të mundshëm te Atletiko Madrid të Kristiano Ronaldos, një lojtar që përfaqëson antitezën e vlerave që qëndrojnë në themelet e klubit tonë: shpirtin e sakrificës, bujarinë, thjeshtësinë dhe bashkimin. Kristiano nuk mund të fitonte kurrë as dashurinë dhe as mirënjohjen tonë. Ndaj i kërkojmë klubit që të mos e blejë në asnjë mënyrë”, theksohej në komunikatën e tifozëve të Atletikos që përfaqësojnë më shumë se 300 grupime të organizuara të mbështetësve të kësaj skuadre.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×