E ardhmja e Vllaznisë në dorë të ish-kapitenit, Gilman Lika emërohet në stolin e…

Ish-kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, është emëruar nga klubi shkodran si trajner i ekipit U-17, që u shpall kampion i vendit për sezonin 2021-2022.

gilman lika

Paratërinjtë shkodranë drejtoheshin nga Edmond Doçi në kampionatin e fundit, ndërsa ish-mbrojtësi pritet që tashmë të marrë një tjetër detyrë në akademi. Ndërsa Lika emërohet trajner te Vllaznia U-17 pas eksperiencës që pati në sezonin e kaluar me ekipin privat, Basania U15.

Pritet që më 1 gusht ish-mesfushori kuqeblu të nisë përgatitjet në krye të paratërinjve kuqeblu, që janë kampionë në fuqi dhe për më tepër kanë një brez shumë premtues, që vetë Lika e ka vënë në dukje në intervistat që ka dhënë në “Panorama Sport”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×