Lajm i mirë për Armando Brojën, sulmuesi rishfaqet në stërvitje me Çelsin

Në mes të pasigurive për të arhhdmen, vjen një lajm i mirë për Armando Brojën. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka qenë sot i pranishëm në stërvitjen e skuadrës së parë të Çelsit, duke iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit për të vazhduar fazën përgatitore. Një sinjal se ka lënë pas krahëve dëmtimin që e bëri të mungonte në turneun e bluve në SHBA.

Broja në stërvitjen e sotme

Broja në stërvitjen e sotme

Broja u nis më vonë se të tjerët drejt SHBA dhe në fund qëndroi atje vetëm 2 ditë, pasi pësoi shpejt një dëmtim gjatë përgatitjeve me ekipin. Stafi mjekësor i dha leje atij që të kthehej në Angli, duke pasur parasysh edhe situatën e një transferimi të mundshëm, me shumë skuadra që ishin gati t’i ofronin një kontratë për ta shkëputur nga Çelsi.

Transferimi nuk u realizua, me Brojën i cili është ende në pritje për të mësuar rreth të ardhmes së tij. Por sulmuesi shqiptar të paktën mund të ngushëllohet me faktin se ka lënë pas dëmtimin dhe mund të fillojë të tregojë vlerat para trajnerit Tomas Tuhel, i cili ka insistuar se do të shohë në veprim sulmuesin para se të marrë vendimin nëse duhet të largohet gjatë verës apo jo.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×