Mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjaniç, ka mbyllur huazimin e radhës të pasuksesshëm në Turqi dhe u është bashkuar sërish katalanasve. Megjithatë, e ardhmja e tij te Barcelona është ende në ajër. Boshnjaku nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ksavi Hernandez, ndonëse ai po stërvitet me skuadrën në SHBA.

Barcelona po përpiqet të gjejë një blerës për Pjaniçin. Por deri atëherë ai do të vijojë të jetë nën urdhrat e Ksavit. Boshnjaku ka vlerësuar maksimalisht trajnerin Ksavi, por i ka kujtuar Barcelonës kontratën që ai ka me klubin. “Këtë vit po punojmë me Ksavin dhe gjithçka duket ndryshe.
Shpresoj të jetë një vit i mbarë për klubin dhe për mua. Ai ka qenë një model si lojtar. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por jam i qetë, pasi kam një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024”, ka thënë Pjaniç.
Arena e Lajmit
and then