“Histori lepurushësh”, Meta për denoncimet në SPAK: Asgjë s’më cenon, kam bërë stërvitje në malet më të larta dhe të vështira të Shqipërisë

Ilir Meta

TIRANË

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi dje se nuk e pengon dot njeri karrierën politike të tij, duke i quajtur histori lepurushësh akuzat nga Autoriteti i Dosjeve.

“Nuk e pengon dot më njëri karrierën politike të Ilir Metës. Këto janë histori lepurushësh. Pushteti im është karakteri im dhje ndëshkimi që i pret për këto pabesi që i kanë bërë vendit dhe qytetarëve”, tha Meta.

I pyetur nëse cenohet nga denoncimet në SPAK, ai tha: “Asgjë nuk e cenon më Ilir Metën. Ai ka nisur një rrugë të qartë, që është padyshim malore po ai ka bërë stërvitje në malet më të larta dhe të vështira të Shqipërisë, në do jemi ne malore dhe do arrijmë majën”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×