“Bajerni, vendimi më i mirë në karrierën time”, Mane: Erdha në një prej klubeve më të mëdha në botë

Dikush është duke fituar zemrat e ti fozëve të rinj. Sadio Mane vazhdon të mos e fshehë entuziazmin për transferimin e tij te Bajerni i Mynihut në merkaton e kësaj vere edhe pasi ai është bërë realitet prej disa javësh. “Sot unë jam në një prej klubeve më të mira në botë dhe shumë i lumtur që jam pjesë e Bajernit të Mynihut.

mane

Mezi po pres që të nisë sezoni”, tha 30-vjeçari, i cili të shtunën do të luajë ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e kampionëve të Gjermanisë, kur ata të diskutojnë Superkupën në finalen me Lajpcigun. Në një pjesë të intervistës së pak ditëve më parë për “BBC Sport Africa”, senegalezi zbuloi se ai ishte mrekulluar nga projekti që Bajerni i kishte paraqitur dhe nuk kishte hezituar për t’i thënë menjëherë “po” drejtorit sportiv, Hasan Salihamixhiç.

“Kur Bajerni erdhi tek unë dhe unë pashë projektin, mbeta menjëherë i befasuar. Ata kanë objektiva të mëdhenj, sepse sigurisht janë një prej klubeve më të mëdhenj në botë. Unë dua të fitoj kupa, të fitoj Ligën e Kampioneve. Kur vjen një skuadër që lufton për gjithçka, është gjithnjë një zgjedhje e lehtë. Nuk ishte një vendim i lehtë në jetë për të lënë Liverpulin, por deri tani unë mendoj se kam marrë vendimin më të mirë në karrierën time”.

Mane e nisi aventurën me klubin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme të mërkurën, ndërsa ai shënoi pas vetëm katër minutash në debutimin kundër DC Junajtid në Uashington. Gjashtë vite në Liverpul i mjaftuan atij për të fituar gjithçka dhe ai donte të përqafonte një sfidë të re në jetë:

“Në Premier Ligë luajta për 8 vite dhe sigurisht kalova 6 vite të mrekullueshme në Liverpul, ku mund të them se fituam gjithçka të mundshme. Vendimin e largimit e mora vitin e shkuar, sepse kisha nevojë për një sfidë të re në jetë. Për mua ishte momenti i duhur. Fola me trajnerin vitin e shkuar dhe i shpreha dëshirën për t’u larguar. Nëse shihni historinë time, unë vij nga një fshat i vogël. Jeta ime ka qenë gjithnjë një sfidë, kështu që unë dua ta sfidoj veten gjatë gjithë kohës”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×